“E vranë, zemrës nuk i kanë bërë ende ADN-në”/ Familja e Saimir Sulës protestë para Parlamentit Evropian

Spread the love

Familjarët e Saimir Sulës, i riu shqiptar që iu hoq zemra në Spanjë, do të mbajnë një protestë para Parlamentit Evropian në Luksemburg.

Mësohet se protesta do të mbahet në datë 11 janar në orën 10:00 të paradites. Motra e Saimir Sulës, Majlinda është shprehur se protesta do të mbahet për 4 arsye që ata kanë.

E para është mos kryerja e ADN-së së zemrës së Sulës, që hoqën në Spanjë. Po ashtu ato ka deklaruar se zemrën që morën nga Barcelona dhe sollën në Tiranë, nuk i bën ADN-në në mënyrë që të fshihej e vërteta. Sipas saj, zemra është prova kryesore e vrasës së vëllait. 

Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020.

Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: “Majlinda po më vrasin!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *