Aksident në Pukë/ Makina bie në lumin Fan, plagosen dy persona

Spread the love

Babë e bir kanë shpëtuar mrekullisht në Pukë, pasi makina me të cilën udhëtonin për shkak të lagështirës ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan në fshatin Hadroj.

‘Rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj, dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç dhe ku ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve. Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit.’, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *