Ndarje jo miqësore me drejtuesit e Romës dhe të shara në anglisht, zbulohen prapaskenat e shkarkimit të Murinjos

Spread the love

Roma vendosi dje shkarkimin e Zhoze Murinjos nga drejtimi i skuadrës dhe ndarja nuk ka qenë aspak miqësore, përkundrazi. Mediat italiane kanë zbuluar se mes presidentin Dan Fridkin dhe trajnerit portugez, ka pasur një përplasje aspak miqësore në momentin kur i është komunikar shkarkimi.

“Corriere Dello Sport” ka zbuluar se të martën ishte organizuar një takim në orët e para të mëngjesit në ambientet e klubit. “Eja në zyrën time”, ishte mesazhi i Dan Fridkin për Murinjon. Presidenti kishte udhëtuar posaçërisht nga SHBA për të takuar portugezin dhe për t’i shpjeguar arsyet e shkarkimit. Kjo gjë ndodhi pak pas orës 8, kur bashkë me të birin, Rajan, u takuan me portugezin në klubin verdhekuq. Por Murinjo nuk e ka pritur mirë këtë shkarkim.

Raportohet se mes palëve ka nisur një sherr i mirëfilltë me tone të larta e fyerje në gjuhën angleze, pasi palët i kalonin njëra-tjetrës përgjegjësinë për situatën e Romës dhe krizën e rezultateve. Megjithatë, vendimi ishte përfundimtar dhe i pakthyeshëm, duke bërë që rreth orës 09.30 të komunikohej zyrtarisht për publikun shkarkimi i Murinjos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *