Me kë skuadër do të përballet Shqipëria në “Euro2024”?

Spread the love

Shqipëria u kualifikua në “Euro2024” dhe të dielën e 2 Dhjetorit do të mësojë kundërshtarët që do të ketë në Europian.

UEFA ka zbuluar edhe datën se kur do të hidhet shorti për grupet e Europianit dhe më 2 dhjetor, në orën 18:00 në Hamburg Shqipëria do të mësojë 3 kundërshtarët e saj në grup.

Kujtojmë që kuqeznjtë do të jenë në vazon e 2-të që të projekton një short më të lehtë në letër.

Gjermania si pritëse është e vetmja që ka mësuar grupin pasi si zakonisht do të vendoset në Grupin A në pozitën e parë. Tre vende të tjera do të jenë bosh për ekipet që do t’ja dalin të fitojnë në fazën Play-Off si skuadrat e 3-ta më të mira.

Gjermania si vend pritës do të jetë në Grupin A dhe do të marrë pozicionin A1. Ajo do të luajë ndeshjen hapëse në stadiumin e Mynihut, “Allianz Arena” të premten e 14 Qershorit.

Kuqezinjtë kanë edhe një ndeshje për të luajtur, atë përballë Ishujve Faroe në Tiranë më 20 Nëntor. Djemtë e Sylvinho-s do të tentojnë të vulosin vendin e parë në Grupin E.

Deri tani veç Gjermanisë pritëse dhe Shqipërisë sonë janë kualifikuar edhe Austria, Belgjika, Danimarka, Anglia, Franca, Hungaria, Portugalia, Skocia, Sllovakia, Spanja dhe Turqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *