Sot ndeshja në Tiranë, trajneri i Ishujve Faroe: Nuk duam t’i prishim punë Shqipërisë

Spread the love

Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje në “Air Albania” ndeshjen e fundit në Grupin E, atë ndaj Ishujve Faroe.

Para ndeshjes, në konferencë për shtyp foli trajneri i kombëtares së Ishujve Faroe, Jakan Ericson.

Ai tha se nuk pretendon t’i prishë festën Shqipërisë, megjithatë në fushë skuadra do të mendojë për veten ndërsa shtoi se do të provojë disa skema të reja.

“Ne nuk jemi këtu për ti prishur punë apo rezultatin Shqipërisë, por për të bërë mirë vetë e për të ecur përpara. Do të aplikojmë disa skema të reja në këtë ndeshje, që nuk kemi patur mundësi t’i provojmë,” u shpreh tekniki Ericson.

Interesant ishte fakti që Ishujt Faroe preferuan që stërvitjen ta lejonin të lire përgjatë gjithë kohës edhe në prezencën e mediave, dhe jo siç veprohet zakonisht kur seanca zhvillohet me prezencën e mediave vetëm në 15 minutat e para të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *