DASH ngre alarmin, paratë e krimit kusht për statusin e investitorit strategjik

Spread the love

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas raportit të DASH që ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë shqiptare për mënyrën se si ajo përzgjedh investitorët.

Xhaferri është shprehur se në raportin e klimës së investimeve për vitin 2023, DASH thotë se ligji nuk ka tërhequr investime të huaja, teksa nga 52 projekte , të cilat kanë marrë statusin e investimit strategjik, vetëm 2 janë të huaja.

‘Një ndër kushtet që duhet të plotësojë një sipërmarrës në Shqipëri për të marrë statusin e investitorit strategjik janë paratë e krimit dhe korrupsionit dhe ky fakt ka alarmuar Departamentin e Shtetit në SHBA, që ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë shqiptare për mënyrën se si ajo përzgjedh investitorët.

Në raportin e klimës së investimeve për vitin 2023, DASH thotë se ligji nuk ka tërhequr investime të huaja, teksa nga 52 projekte , të cilat kanë marrë statusin e investimit strategjik, vetëm 2 janë të huaja.Mes investitorëve strategjikë është Pëllumb Gjoka, që ndodhet nën hetim për ngjarje të rënda kriminale.

Mes investitorëve strategjike janë edhe baronë të botës së krimit që operojnë nga Amerika Latinë në Dubai.

Kryeinvestitori strategjik është Edi Rama.’, thotë ai në reagimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *