“Të bëhet ADN-ja e zemrës”, familjarët e Saimir Sulës protestë para Parlamentit Evropian

Spread the love

Familjarët e Saimir Sulës, i riu shqiptar që iu hoq zemra në Spanjë, po mbajnë ditën e sotme protestë para Parlamentit Evropian në Bruksel.

Motra e Saimir Sulës, Majlinda ka deklaruar për mediat se protesta po mbahet për 4 arsye që ata kanë.

E para është mos kryerja e ADN-së së zemrës së Sulës, që hoqën në Spanjë. Po ashtu ato ka deklaruar se zemrën që morën nga Barcelona dhe sollën në Tiranë, nuk i bën ADN-në në mënyrë që të fshihej e vërteta.

Sipas saj, zemra është prova kryesore e vrasjes së vëllait.

Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020.

Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *