Një Beqaj tjetër, i ka firmosur Gjergj Lucës PPP-të me 1 Euro; Babloku miratoi 5 VKM për ‘peshkatarin’ e tij

Spread the love

Gjersa qeveria nuk bën transparencë, për këto pasuri me vlerë afro 3 miliardë Euro që ia ka dhuruar Gjergj Lucës, SPAK duhet fillojë hetimin …

Një kontratë tjetër koncesionare, dëshmon se Babloku nuk ka përdorur vetëm Ilir Beqajn për të përlarë miliona Euro me PPP-të në shëndetësi, por edhe  Alban Beqajn, për të dhuruar e zhvatur toka, troje e objekte shtetërore me kontratat “1 Euro”.

Më  30 tetor 2015, me Vendim Qeverie Nr. 873, kryeministri Edi Rama ka miratuar kalimin në administrim të kompanisë “Rozafa Sh.p.k”, të sipërfaqes 52 mijë e 613 m2 të Rezervave të Shtetit në Labinot të Elbasanit, kur 13 mijë e 872 m2 janë objekte dhe 38 mijë e 740 janë truall.

Më 11 nëntor 2015, ose 5 ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë, Drejtori i Pronës Publike në ish-Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Alban Beqaj, i firmosi kontratën Gjergj Lucës, duke i dhënë pasurinë shtetërore me  kontratë “1 Euro”.

Një Beqaj tjetër, i ka firmosur Gjergj Lucës PPP-të me 1

Por aq falsifikim e mashtrim i hapur është bërë, sa drejtori Alban Beqaj, thotë se ankandi është bërë më 20 tetor 2015, kur vendimi i qeverisë për këtë pasuri, ka dalë pas 10 ditësh më 30 tetor.

Ka dhe falsifikime e veprime të tjera zyrtare fiktve, që dëshmojnë se Babloku ia kishte paracaktuar Gjergj Lucës, dhënien e kësaj pasurie shtetërore me sipërfaqe 52 mijë m2.

Pra, kryeministri Edi Rama, ka miratuar një vendim qeverie të posaçëm me emër për Gjergj Lucën, madje me aq klientelizëm e shpejtësi, sa drejtori Alban Beqaj në Ministrinë e Ekonomisë, e ka firmosur kontratën 10 ditë para daljes së vendimit të qeverisë.

Përveç pasurisë në Elbasan, të njëjtat falsifikime në favor të Gjergj Lucës, janë bërë dhe më kontratat “1 Euro” për sipërfaqen 29 mijë m2 në Cekrez-Gramsh; 10 mijë m2 në Prrenjas; 4860 m2 në ish- Fabrikën e Sheqerit-Maliq; ndërsa më 17 shtator 2020 e 12 prill 2021, i janë dhuruar liqeni i Xarrës në Butrintit dhe një sipërfaqe detare në Qefal- Kakome në Sarandë.

Së pari, gjersa qeveria nuk bën transparencë, për këto pasuri me vlerë afro 3 miliardë Euro që ia ka dhuruar Gjergj Lucës, SPAK duhet fillojë hetimin, sepse bashkë me Bablokun, nëpërmjet vendimeve të qeverisë, kanë grabitur me 1 Euro për çdo pasuri.

Së dyti, SPAK duhet të hetojë, se ku i gjeti Gjergj Luca, 36 milionë Euro për ndërtimin e 4  fabrikave me hotele, restorante, qendra argëtimi dhe 4 baza peshkimi në Shëngjin, Durrës, Butrint e Kakome-Qefal të Sarandës, mbasi nuk ka pasur as 3% të kësaj vlere financiare.

Në vitet vitet 2016-2023 ka pasur xhirro totale 10 deri 36 herë më të vogla, se vlerat e investimeve që ka bërë në këto fabrika e baza peshkimi; ndërsa në vitin 2017, kur kompania “Rozafa” filloi të grabiste pronat e shtetit, ishte me 6 milionë lekë humbje.

Pra, duhen hetuar 5 vendime qeverie, bërë vetëm me emrin e kompanisë “Rozafa”, që Gjergj Lucës t’i jepeshin këto pasuri miliarda Euro, me kontrata “1 Euro’ për 20 vite; madje me vendim nr. 372, datë 21 qershor 2023, Babloku ka ndryshuar kontratën 1 Euro për 20 vite, duke i shitur me 55 (pesëdhjetë e pesë) lekë/m2, sipërfaqen 29 mijë m2 të repartit ushtarak në Gramsh.

“Pamfleti” ka denoncuar faktin që Frida Krifca i ka dhënë Gjergj Lucës 1.3 miliardë lekë nga fondet e AZHBR, por SPAK duhet të hetojë nëse ka marrë miliona te tjera nga grandet e BE.

Duhet hetuar, sa punonjës ka punësuar; sa ka të siguruar dhe sa energji elektrike e ujë, paguan për fabrikat e peshkut dhe restorantet brenda tyre. Por dhe fakti, që prej 10 vitesh, Gjergj Luca paguhet 2.5 milionë lekë në muaj nga Dogana, për qira të 1 zyre në Portin e Shëngjinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *