Rreth 50 të vdekur nga tërmeti apokaliptik në Japoni, ekipet e kërkim shpëtimit në luftë me kohën!

Spread the love

Aktualisht autoritetet japoneze po kërkojnë nën rrënoja për të gjetur te mbijetuar.

Ka shkuar në 48 numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtarë që godtit Japoninë ditën e djeshme. Ndërkohë që bilanci pritet të thellohet në orët në vazhdim.

Aktualisht autoritetet japoneze po kërkojnë nën rrënoja për të gjetur te mbijetuar. Mijëra personel ushtarak, zjarrfikës dhe oficerë policie nga e gjithë Japonia po dërgohen në zonën më të goditur në gadishullin relativisht të largët Noto, ne prefekturën Ishikawa.

Rreth 50 të vdekur nga tërmeti apokaliptik në Japoni, ekipet e

Por përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga rrugët e dëmtuara dhe të bllokuara rëndë në rajon dhe një nga aeroportet e zonës është detyruar të mbyllet për shkak të çarjeve në pistën e tij.

Ndërkohë që Kryeministri i Japonisë, Kishida deklaroi se rreth 1000 anëtarë të forcave të vetëmbrojtjes janë të përfshirë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në zonat e goditura nga tërmeti.

Kërkimi dhe shpëtimi i të prekurve nga tërmeti është një betejë kundër kohës. Ne duhet t’i shpëtojmë sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht ata që janë bllokuar nën strukturat e shembura“, tha Kishida gjatë një takimi urgjent për katastrofat e transmetuar në TV.

Rreth 50 të vdekur nga tërmeti apokaliptik në Japoni, ekipet e

Pamjet e transmetuara nga vendi ku ka goditur tërmeti janë apokaliptike me shtëpi të shembura dhe rrugë të ndara në dyshë.

Pas tërrmetit 7.6 ballë u ngrit alarmi për një tsunami që mund të godiste brigjet e Japonisë, gjë që mund të sillte një katatsrofë më të madhe dhe humbje më të mëdha jetësh. Por fatmirësisht, autoritetet amerikane kanë deklaruar pak orë më parë, së probaniliteti i një Tsunami ka rënë ndjeshëm në orët e fundit.

Kujtojme se zona e Ishiwakas, ajo më e prekura nga tërmeti, vazhdon të tronditet nga pasgoditjet, me grupet e kërkim-shpëtimit që përpiqen të shpëtojnë të mbijëtuarit nën rrënoja.

Rreth 50 të vdekur nga tërmeti apokaliptik në Japoni, ekipet e

Nga ana tjetër kryesekretari i kabinetit japonez Yoshimasa Hayashi deklaroi se rreth 900 thirrje urgjente janë bërë orët e fundit, ndërsa shtoi se kanë marrë rreth 120 telefonata raste të njerëzve që prisnin të shpëtoheshin nën rrënoja.

Zyrtarët besojnë se tërmeti i fuqishëm i djeshëm mund të ketë zhvendosur tokën në rajonin Noto deri në 1.3 metra në perëndim.  Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor i Japonisë (GSI) shikoi të dhënat GPS pas tërmetit me magnitudë 7.6 ballë.

Një pikë vëzhgimi në qytetin Wajima në rajonin Ishikaëa pa ndryshimin më të madh, sipas shifrave paraprake. Një zhvendosje drejt perëndimit prej rreth 1 m u pa në qytetin Anamizu dhe 80 cm në qytetin Suzu. Lëvizje u vunë re gjithashtu në qytetin Nanao, Toyama, Niigata dhe rajonin Kanto-Koshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *