Parlamenti britanik rikthen sërish planin “Ruanda”

Spread the love

Kryeministri britanik Rishi Sunak do të përballet sërish me ligjvënësit e krahut të djathtë në partinë e tij këtë javë, ndërsa legjislacioni i tij për dëbimin e azilkërkuesve në Ruandë kthehet në parlament.

Qeveria britanike po përpiqet të reduktojë një rritje të azilkërkuesve që bëjnë kalimin e rrezikshëm me varka të vogla nga Franca në bregun jugor të Anglisë.

Shumica e atyre që mbërrijnë me varka thonë se po ikin nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azinë Jugore. Por qeveria britanike thotë se rreth 90% që udhëtojnë janë burra dhe shumë prej tyre emigrantë me probleme ekonomike dhe jo refugjatë të vërtetë.

Gjykata Supreme në Britaninë e Madhe rrëzoi përfundimisht të ashtuquajturin plani “Ruanda” për ndalimin e emigracionit të paligjshëm duke e konsideruar antikushtetues planin e qeverisë së Rishi Sunakut. Në këmbim të pranimit të çdo azilkërkuesi, Ruandës tashmë i është paguar 240 milionë Paund nga qeveria britanike, por deri më tani, askush nga Britania nuk është dërguar në Ruandë për shkak të sfidave ligjore. Askush prej tyre nuk do të kishte të drejtë të shkonte në Britaninë e Madhe përfshirë ata që përfitonin azil, por do të strehoheshin në Ruandë ose të kërkonin azil në vende të tjera.

Sunak u përball me kërcënimin më serioz muajin e kaluar, kur pa një revoltë nga dhjetëra ligjvënës të tij gjatë votimit të parë parlamentar mbi projektligjin. Opozita akuzoi qeverinë për shkelje të të drejtave të njeriut, pasi Ruanda nuk hyn tek vendet me vlerësime maksimale për respektimin e të drejtave të njeriut. Aktualisht Rishi Sunak ka vënë në rrezik postin e tij të kryeministrit në premtimin e tij për të ndaluar emigrantët e paligjshëm dhe është zotuar të zbatojë planin për të dëbuar azilkërkuesit në Ruanda përpara zgjedhjeve që priten këtë vit.

Parlamenti do të votojë për një seri amendamentesh të propozuara që synojnë të bllokojnë largimin e azilkërkuesve në Ruandë. Nëse legjislacioni nuk ndryshohet, konservatorët e krahut të djathtë do të kërcënojnë të votojnë kundër qeverisë në fazën e fundit parlamentare në Dhomën e Komunave, e cila mund të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *