“NATO ka vdekur, SHBA nuk ndërhyn nëse sulmoheni”/ BE në alarm nga rikthimi i Trump, zyrtari i lartë tregon kërcënimet!

Spread the love

Duhet të kuptoni se nëse Evropa është nën sulm, ne nuk do të vijmë kurrë për t’ju ndihmuar dhe për t’ju mbështetur…

Bashkimi Europian ka dhënë alarmin se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë mund t’i japë fund NATO-s. Vetë ish-presidenti e ka paralajmëruar, por duket se ka pasur biseda e paralajmërime që kur ai ishte në detyrë.

Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton ka rrëfyer se si Trump paralajmëroi në një bisedë private se Amerika nuk do t’i vinte në ndihmë BE-së nëse sulmohej ushtarakisht, raporton “Politico”.

Duhet të kuptoni se nëse Evropa është nën sulm, ne nuk do të vijmë kurrë për t’ju ndihmuar dhe për t’ju mbështetur”, i tha Trump presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në vitin 2020, sipas komisionerit evropian francez Thierry Breton, i cili ishte gjithashtu i pranishëm gjatë takimit të tensionuar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Breton, njëherazi një nga politikanët më të lartë të Evropës, theksoi se në prezencën e tij Trump kishte thënë shprehimisht se: “NATO ka vdekur dhe ne do të largohemi, do të dalim nga NATO. Dhe meqë ra fjala, më keni borxh 400 miliardë dollarë, sepse nuk paguani, ju gjermanë, atë që duhej të paguanit për mbrojtjen”.

Breton e rrëfeu historinë gjatë një eventi të Parlamentit Evropian të martën në Bruksel, vetëm disa ditë përpara se Partia Republikane të mbledhë grupin e saj parlamentar më 15 janar në Iowa; ku çelet gara dhe njëherazi përpjekjet e Trump për të fituar nominimin republikan për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo ishte një thirrje e madhe zgjimi dhe ai mund të kthehet. Kështu që tani më shumë se kurrë, ne e dimë se jemi vetëm, sigurisht. Jemi anëtare të NATO-s, pothuajse të gjithë, sigurisht që kemi aleatë, por nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta rrisim në mënyrë drastike këtë shtyllë në me qëllim që të jemi gati për çfarëdo që të ndodhë”, tha Breton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *