Zbardhen detajet e aksidentit pranë Kopshtit Zoologjik/ Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, viktima student i Akademisë së Sigurisë

Spread the love

Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksidentin e rëndë të regjistruar pak minuta më parë në afërsi të ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë, ku një automjet tip fuoristradë është përplasur me bordurën dhe është kthyer përmbys në mes të rrugës.

Sipas informacioneve, mësohet se si shkak i aksidentit ka ndërruar jetë një i ri, Arjan Shahaj, student i Akademisë së Sigurisë.

Zbardhen detajet e aksidentit pranë Kopshtit Zoologjik/ Dy makina u

Nga raportimeve paraprake i riu është përplasur me një mjet tjetër dhe për pasojë ka humbur drejtimin e mjetit që ka përfunduar përmbys në mes të rrugës.

Ndërkohë që grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton polica

Ky që shihni në foto është 29-vjeçari, Arjon Shahaj, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik që u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *