Nuk ka “amnisti” për Berishën dhe dhëndrin e tij, gjykata refuzon ndryshimin e masave të sigurisë

Spread the love

Malltezi do të vijojë të mbetet në qeli, ndërsa Berisha nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”…

Sali Berisha dhe dhëndri i tij do të vijojnë të qëndrojnë nën masa sigurie sa i takon aferës “Partizani”. GJKKO ka rrëzuar kërkesat e avokatëve të tyre, të cilët kërkuan që Malltezi të lirohet nga burgu dhe Berishës t’i hiqet masa e “detyrimit të paraqitjes”, me pretendimin se vendimi u zbardh me vonesë dhe masat duhet të shuhen.

Avokatët, si të Berishës ashtu dhe Malltezit kërkuan në fillim të seancave përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. Mirëpo të dyja kërkesat janë rrëzuar. GJKKO i ka cilësuar të pabazuara kërkesat dhe gjykimi vijoi nga Gjoka. Kjo e fundit pasi dëgjoi palët, vendosi të mos i shuajë masat e sigurisë.

Ne kërkuam përjashtimin e gjyqtares, e dyta kërkesë. Një reagim krejt i ftohtë dhe një vendimmarrje si të gjitha të tjerat. Sigurisht kjo seancë ia vlejti për të dokumentuar shkeljen e radhës së gjykatës. Vendimi i zbardhur na u dha sot. Imagjinoni që vendimet janë të pa ekzekutuara, vendimet janë të pa depozituara në sekretarinë e gjykatës. Ndërkohë që Gjykata dhe Prokuroria flisnin sikur ato vendime janë komunikuar. Ne e konsiderojmë të pa ekzekutuar atë vendim, pavarësisht se këta i qëndrojnë shkeljes. Një gjykatë dhe një prokurori që shkel Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale e ka në dorë të dytë. Të dyja kërkesat janë rrëzuar”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *