Frika e luftës, Blinken për herë të parë në Bregun Perëndimor; zbardhen diskutimet me presidentin palestinez

Spread the love

Antony Blinken ka mbërritur në Ramallah, në Bregun Perëndimor ku është takuar presidentin palestinez Mahmud Abbas.

Rreth 200 njerëz janë mbledhur në qytet për të protestuar kundër vizitës së sekretarit amerikan të shtetit.

Një zëdhënës i Abbas tha se presidenti i tha Blinken se duhet të kishte një armëpushim i menjëhershëm dhe se ka nevojë për ndihme humanitare në Gaza.

Ndërkohë, kryediplomati i SHBA-së riafirmoi angazhimin e vendit për dhënien e ndihmës jetike dhe rifillimin e shërbimeve thelbësore në Gaza, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ai gjithashtu bëri të qartë se palestinezët nuk duhet të zhvendosen me forcë.

Dyshja diskutuan përpjekjet për të rivendosur qetësinë dhe stabilitetin në Bregun Perëndimor, duke përfshirë nevojën për të ndaluar dhunën ekstremiste kundër palestinezëve dhe për të mbajtur ata përgjegjës“.-tha Miller.

Frika e luftës, Blinken për herë të parë në Bregun

Kjo shënon vizitën e parë të Z. Blinken në rajonin e pushtuar që nga shpërthimi i konfliktit dhe pason vizitat në Izrael, ku ai zhvilloi bisedime me Benjamin Netanyahu dhe Jordani, ku u takua me ministrat e jashtëm arabë.

Ndërkohë frika për përhapjen e luftës sa vjen e shtohet. Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahian, foli me homologun e tij irakian, Fouad Hussein dhe i tha atij se zgjerimi i luftës është i pashmangshëm në dritën e përshkallëzimit dhe agresionit kundër civilëve.

Ai shtoi se “mbështetja amerikane ndaj Izraelit është arsyeja kryesore për përshkallëzimi i situatës aktuale në rajon”. 

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve IRNA. Sipas rrjetit libanez Al-Mayadeen, i cili është afër Hezbollahut, kryeministri irakian Mohammad Shia al-Sudani do të udhëtojë nesër në Teheran për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *