Shpërthim në një qendër emigrantësh në Itali, 12 të plagosur; 4 prej tyre në gjendje të rëndë

Spread the love

Një shpërthim i fortë i ndodhur gjatë natës në një qendër pritjeje për azilkërkuesit në San Lorenzo Nuovo (Viterbo), ka shkaktuar panik. Shpërthimi ka ndodhur në orën 01:00 të natës.

12 persona mbetën të plagosur, ndërsa katër prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, u transportuan në spitale të ndryshme të zonës.

Qendra e përdorur për të akomoduar familjet, strehonte gjithsej 31 persona. Mes të plagosurve ka edhe disa fëmijë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, shpëtimtarët, forcat e rendit dhe mbrojtja civile.

“Kishte një shpërthim, ndoshta për shkak të një rrjedhje gazi, por hetimi do të sqarojë shkaqet e sakta të asaj që ndodhi. Të 31 personat e pritur në objekt u transportuan në spital për t’iu nënshtruar kontrolleve” tha kryebashkiaku i San Lorenzo Nuovo.

Qendra ndodhet në zonën industriale të San Lorenzo Nuovo, në zonën Alto Viterbo dhe përbëhet nga dy njësi banimi të destinuara për strehimin e qytetarëve jo-BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *