Shpërthimi në pikën e karburantit në Tiranë, arrestohet menaxheri; shkeli rregullat mbi lëndët plasëse

Spread the love

Agjentët e Komisariatit nr. 4 në Tiranë kanë arrestuar menaxherin e subjektit të pikës së karburantit në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, kur një ditë më parë gati sa nuk u kthye në tragjedi për shkak të shpërthimit në kohën që autoboti po shkarkonte benzinë.

Në pranga ka rënë Myrto Kadiu, nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ku për pasojë mbeti i dëmtuar vetë dhe shoferi i autobotit. Policia dhe prokuroria janë në pritje të daljes së ekspertizës për të përcaktuar të plota shkaqet që çuan në shpërthim.

Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar 2 persona. Si pasojë e shpërthimit, autoboti ka përfunduar te shkallët e një biznesi tjetër aty pranë, i cili ndodhet në një kat nëntokësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *