Dëme katastrofike nga stuhia “Ciaran” në Itali, 7 viktima dhe 300 mln euro dëme

Spread the love

Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 7 si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë prej të paktën dy ditësh.

Situata më e rëndë vijon të jetë në Toskanë, teksa në gjendje gatishmërie janë dhe 5 rajone të tjera, ku impakti i stuhisë Ciaran ka qenë disi më i ulët.

Mbremë ka vijuar evakuimin i personave në vështirësi në Montale, Montemurlo e Prato, ndërsa 1200 vetë janë larguar nga shtëpitë

Presidenti i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani raporton se dëmet mund të arrijnë deri në 300 milionë euro si pasojë e përmbytjeve, në një kohë që  shumë familje janë ende pa energji, një pjesë e madhe e të cilave për motive sigurie.

Autoritetet i tremben idesë që disa lumenj mund të dalin nga shtrati për të përkeqësuar më tej situatën dhe për këtë arsye kanë njoftuar banorët që të qëndrojnë në katet e larta të banesave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *