Masakra e Gërdecit, SHBA sjell përgjigjet e letërporosive për 5 dëshmitarët në gjyqin e Mediut

Spread the love

Vazhdon ping-pongu me gjyqin e Fatmir Mediut për masakrën e Gërdecit.

Ditën e sotme është shtyrë seanca për çështjen e Gërdecit dhe seanca e radhës do të mbahet në datën 2 maj në orën 10:00.

Avokatët mbrojtës dhe ish-ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu kanë kundërshtuar provat e prokurorisë.

Ndërkohë SHBA ka sjellë përgjigje të letër-porosive mbi pyetjet e disa dëshmitarëve, por autoritetet gjyqësore janë shprehur se pyetja e këtyre personave nuk mund të bëhet nga gjykata, por vetëm nga agjentët e FBI.

SPAK kërkoi të merret si provë akt ekspertimi tekniko ushtarak në gjyqin e mediut ndërkohë që ata kërkuan eksperimentim tjetër për shkaqet e zjarrit dhe të bëhët eksperimenti.

Ish-ministri Fatmir Mediu tha për mediat se kërkuan ekspertim për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

“Kërkuam ekspertim për shkakun e shpërthimit në Gërdec, është interes i shqiptarëve të marrin vesh pse ka ndodhur ngjarja në Gërdec. Ekspertët amerikanë dhe prokuroria kanë thënë që shkaqet janë të pamjaftueshme.”, tha ai.

Mediu foli edhe në lidhje me letërporositë nga SHBA, duke thënë se parapëlqen marrjen me pyetje në një diskutim interaktiv. “Do të konsultohemi me avokatët për qëndrimin e SHBA. Ne kërkuam diskutim interaktiv jo të ecet me letërporosi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *