Berisha u drejtohet virtualisht protestuesve: Po më mbajnë të izoluar politikisht, t’i japim fund regjimit të Ramës

Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar online protestuesve të mbledhur sot para Kryeministrisë. Me mijëra qytetarë dolën në shesh kundër qeverisë, teksa Berisha vendosi të bëhet pjesë e saj virtualisht, duke qenë se ndodhet në “arrest shtëpie”.

Duke folur online, Berisha doli sërish te halli i tij, “non grata”. Ai akuzoi amerikanët se nuk kanë asnjë provë për akuzat ndaj tij, teksa shkoi deri aty sa akuzoi McGonigal si lobist për shpalljen e tij të padëshiruar. Sa i takon masës së arrestit, ai akuzoi Ramën se po vepron si Putini me liderët e opozitë në Moskë.

Duke përmbysur në Tiranë shtatoren e tij, zvarritur dhe copëtuar në rrugët e qytetit, nderim përjetë heronjve të 20 shkurtit, Por sot për të parën herë në këto 33 vite, ku 20 shkurt eklipson për nga rëndësia atë të 1991, sepse përdëllim nga 91 nuk kemi përpara simbolet e një diktature të bazuar në doktrinën marksiste leniniste, por përballemi me një lloj të ri të diktaturës të bashkëpunimit me krimin dhe trafikun e drogës, e cila ka shtrirë përtokë dollarin dhe monedhën europiane. Nuk kemi shtatoren e brozit, por qëndron shtatorja e gjallë Edi Rama, i cili njëlloj si diktatori tjetër, ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij dhe do një pushtet pa opozitë dhe vret shpresën e qytetarëve më shumë se askush tjetër”, tha ai.

Më tej ai tha se do të ketë betejë pa kthim deri në largimin e Ramës dhe çlirimin e Shqipërisë nga ajo që ai e quajti narkodiktatura. Berisha tha se sot inaugurohet beteja mbarëpopullore pa kthim për rikthimin e votës së lirë.

Sot është ditë besimi dhe guximi. Fjala e mbajtur pata jush ishte llogaritur të mos mbahej, ky uragan ishte llogaritur të mos ndodhur. Bashkimi ynë ishte llogaritur të mos ndodhte dhe Shqipëria ishte llogaritur që sot të ishte pa opozitë, një narkoshtet pa opozitë në brigjet e kaltra të Adiatikut.

E nisën kundra nesh këtë me dy fjalë famëzeza, nongrata’ term si armik i popullit. Menduan se do të na asgjësonin, por gabuan. Sot pas tre vitesh nuk kanë gjetur asnjë prove apo fakt për të provuar akuzën e tyre të rreme”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *