‘Nuk do dorëzohemi”, Bardhi: Rama ka dështuar, së bashku do t’i bëjmë ballë të keqes!

Spread the love

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi e nisi fjalimin e tij para demokratëve të mbledhur në protestë duke folur për vështirësitë që PD-ja është përballuar këto dy vitet e fundit. Vështirësi të cilat sipas tij tashmë janë kaluar pasi PD-ja është më e bashkuar se kurrë.

Më tej Bardhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur atë aleat të krimit që mbjell korrupsion dhe shkakton varfëri në vend.

Ndër të tjera Bardhi deklaroi se kjo betejë e tyre me Ramën është e pabarabartë, por shtoi se opozita nuk do të dorëzohet në aksionin e saj. 

Sot ne vërtetë jemi në opozitë, vërtetë kemi kaluar momente të vështira, të padenja për të qenë në lartësinë e duhur, por sot kemi me vete pasurinë më të madhe. Sot kemi me veten kurajon tuaj. Kemi dinjitetin tuaj dhe dëshirën për të luftuar dhe vullnetin për të fituar. Ju jeni pasuria më e madhe që ka Shqipëria. Sot të gjithë shqiptarët janë krah jush me mendje dhe zemër, ata që nuk kanë këtu ju shohin, ju mbështesin dhe duan të jenë si ju. Jam krenar që ia dolëm të bëjmë më të mirën për PD, për opozitën. Sot jemi bërë të gjithë bashkë si e vetmja mundësi për tu përballur me të keqen

E keqja e vendit ka emrin e kryeministrit, aleatit të krimit që po shkatërron të ardhmen e familjeve shqiptare. Përtej fasadës janë dy botë të ndershme të destinuar të qëndrojnë përballë njëra tjetrës. Në njërën anë jeni ju që doni ndryshimin, përballë nesh qëndron Rama në botën e tij që mbjell vetëm korrupsion, krim dhe shpopullim. Ju jeni sot forca më e madhe sepse Edi Rama ka dështuar. Kjo është një luftë e pabarabartë, por ne nuk dorëzohemi. Ne jemi bërë bashkë si e vetmja mundësi për t’u përballur me të keqen. Edi Rama mbjell vetëm korrupsion dhe varfëri. Rama ka përdorur çdo mekanizëm që të mbjellë frikë. Ne nuk kemi frikë, ne do të përballemi, ne nuk dorëzohemi. Vendi është në varfëri. Shqipëria është kthyer në një parcelë të madhe, duke varfëruar pjesën dërrmuese të shqiptarëve. Kullat janë pastrim parash, afera e inceneratorëve  na tregoi sa e korruptuar është kjo qeveri. Por ka rrugëdalje nga gjendja ku ndodhet sot Shqipëria. Ne jemi ndryshe dhe Shqipëria do të bëhet vend i mundësive”, tha Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *