Ngatërresa e skeleteve historike, gjysmë-vëllai i Aleksandrit të Madh është babai i tij

Spread the love

50 vite më parë, në qytetin e lashtë të Vergina në Greqinë veriore, arkeologët gjetën tre varre mbretërore. Mendohej se në ta gjendeshin skeletet e familjes së Aleksandrit të Madh që datonin në shek. IV para Krishtit.

Tani është konfirmuar se skeletet e gjysmë-vëllait më të madh të Aleksandrit të Madh, Filipi III i Maqedonisë dhe babai i tij, Filipi II ndodhen në mauzoleum, por ishin përzier. Skeleti që mendohej se i përkiste të atit ishte në fakt i gjysmë-vëllait të tij dhe anasjelltas.

Filipi II, babai i Aleksandrit të Madh, udhëhoqi Maqedoninë nga viti 359 para Krishtit deri në vrasjen e tij në vitin 336. Ai hodhi themele për ngritjen e Maqedonisë dhe u kujdes për ushtrinë me të cilën Aleksandri marshoi në Mesdheun lindor, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Filipi III ishte mbret në periudhën 323-317 para Krishtit, vit në të cilin u ekzekutua. Në këtë varr ndodhet edhe djali i Aleksandrit të madh, Aleksandri IV.

Tre varret që njihen si I, II dhe III u zbuluan në 1977. Sipas studimit të fundit, III i përket Aleksandrit IV ndërsa identiteti i dy të tjerëve ishte ngatërruar.

Sipas skanerit të skeleteve, varri I i përket babait të Aleksandrit të Madh dhe II gjysmë-vëllain e tij dhe jo anasjelltas siç mendohej më parë. Një nga të dhënat që e konfirmoi ishte krisja në gju e Filipit II.

Filipi II kishte pësuar edhe një lëndim në sy që thuajse e kishte verbuar, por kjo nuk u gjet në asnjë prej varreve sepse kafka në varrin I nuk ishte në gjendje të mirë.

Megjithatë, ai që mbetet ende mister është vendi i varrimit të Aleksandrit të Madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *