Elbasan/ Durim Koçi, Kryetari i PS që rrahu rojën e shkollës; i dënuar për trafiqe dhe subjekt i OFL

Spread the love

Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë…

Më 14 shkurt 2024, shtetasi Durim Koçi, u fut në oborrin e shkollës “Qamil Guranjaku” në Elbasan dhe në prezencë të mësuesve e nxënësve, rrahu barbarisht rojën 70-vjeçar, i cili përfundoi në spital, me çarje e fraktura në kokë e fytyrë dhe hematoma në trup.

Nxënës e mësues, filmuan dhe i dërguan mediave pamjet e dhunës barbare, që Durim Koçi nga Elbasani i bëri rojës në oborrin e shkollës, për shkak se roja zbatoi rregulloren e përcaktuar për sigurinë në shkollë, por u bë vetë viktimë e pasigurisë nga një “cub” i qytetit.

Elbasan/ Durim Koçi, Kryetari i PS që rrahu rojën e

Roja i dhunuar bërë denoncim në policinë e Elbasanit, por ata e lanë të lirë, me argumentin se ishte zënkë për motive të dobëta, shoqëruar me 1 shuplakë të lehtë ndaj rojës së shkollës.

Por roja u shtrua në spital, për ndërhyrje në kokë e fytyrë, me raport mjeko-ligjor “Plagosje e rëndë”; ndërsa Policia e Elbasan dhe OPGJ e cilësuan goditje me shuplakë pa pasoja.

Dhe Prokuroria e Elbasanit, me drejtues Kreshnik Ajazin, vëllai i Besjan Ajazit, ish-deputet i PS deri më 14 maj 2023 e tashmë Kryetar i Bashkisë së Gramshit; nuk e arrestoi dhunuesin Durim Koçi, megjithëse kishte marrë kallëzimin penal nga roja i shkollës.

Ndërsa 4 ditë pas publikimit të videos, Prokurori i Elbasanit nxori urdhër-arrest për dhunuesin Durim Koçi; i detyruar nga presioni publik në media dhe thirrjet e mësuesve e prindërve.

Po pse 4 ditë pas krimit?

Sepse sipas “CV”-së së tij, i “forti” Durim Koçi, është Kryetar i PS në zonën “Visarion Xhuvani” të Elbasanit; Anëtar Kryesie i PS të Rrethit; anëtar i shtabit elektoral të PS; shef i grupit të “të fortëve” të votave dhe drejtues i një prej grupeve të patronazhistëve.

Në deklaratën e Policisë së Elbasanit më 7 gusht 2018, thuhet se shtetasi Durim Koçi, kryetar i një seksioni të PS në këtë qytet; ishte nën hetim qysh prej muajit janar 2018, për rrëmbimin dhe trafikimin e 3 vajzave nga Elbasani.

Më 29 shtator 2020, OFL i çoi Durim Koçit e familjarëve të tij, zarfin për sekuestrimin e pasurive, mbështetur në dosjet e tij penale si i dënuar për rrëmbim e trafikim qeniesh njerëzore, për trafikim droge, për marrje pasurie me kërcënime me dhunë dhe pastrim parash.

Edhe rasti i “cubit” Durim Koçi, dëshmon se Babloku e ka “ri-lindur” PS-në dhe ka krijuar pushtetin e tij dhe mbledh vota, me eksponentë të botës së krimit e trafiqeve.

Policia me urdhër të Bablokut e shefave të pushtetit në zona, fsheh krimet e tyre dhe i lë të lirë; ndërsa prokuroria e partisë, vepron vetëm pas presionit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *