Shpërthimi në Lushnje, magazina e Bujar Çelës në shkelje të lejes së ndërtimit; sistemi i IMT prej 1 viti e gjysmë jashtë funksionit

Spread the love

Për ndërtimin që deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela po kryente në magazinat e tij në periferi të Lushnjes, nuk kishin dijeni asnjë nga institucionet lokale.

Kjo ka dalë nga dëshmia e dhënë grupit te hetimit nga Robert Kola me detyrë drejtues në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Lushnje, i cili shpjegon se nuk ka pasur dijeni për ndërtimet deri në momentin e ngjarjes.

Në polici ai ka deklaruar se nuk ka pasur informacione nga urbanistika apo njësia administrative se aty po kryheshin punime.

Gjithashtu ai është shprehur se edhe në kontrollet mujore të bëra në terren nuk është rezulton se ka pasur dijeni për punimet që po bëheshin. Më tej ai ka shpjeguar se sistemi online i bashkisë nuk ka funksionuar dhe gjatë kësaj kohe nuk është bërë asnjë inspektim për objektin në fjalë që po ndërtohej.

Sipas informacioneve për mediat, bëhet me dije se sistemi ka një vit e gjysmë që nuk funksionon. Arsyeja është një defekt që ka pësuar sistemi dhe ende nuk është riparuar.

Burime pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë thonë se asnjë leje që jep bashkia prej një viti e gjysmë nuk u kalon në sistem për shkak të defektit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *