Futbollistët e huazuar nga Milani fundosin klubin “mëmë”, Monza i heq kuqezinjve mundësinë për t’u ngjitur në vendin e dytë

Spread the love

Monza i ka hequr sot Milanit mundësinë që të ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Serisë A, teksa ka mundur me shifrat 4-2 kuqezinjtë në një ndeshje që u mbyll në mënyrë të pabesueshme, me katër gola të shënuar në 8 minutat e fundit të saj.

Trajneri Pioli kishte vendosur që të bënte rotacion në radhët e ekipit, por kjo strategji nuk funksionoi, pasi skuadra la shumë për të dëshiruar pa titullarët e zakonshëm dhe bëri gabime të njëpasnjëshme sidomos me Çau, duke sjellë si pasojë golat e Pesinës dhe Mota Karvajo para fundit të pjesës së parë.


Pjesa e dytë nisi me një ritëm tjetër nga Milani, por planet e kuqezinjve u prishën nga kartoni i kuq i Joviç, i cili la skuadrën me 10 lojtarë. Megjithatë, Zhiru ia doli të shkurtonte diferencën, duke ngjallur shanset e ekipit të tij për një rezultat pozitiv. Insistimi i Pulisiç solli golin e barazimit në minutën e 88 dhe u duk se Milani mund të merrte diçka nga kjo ndeshje e nisur në mënyrën më të keqe.

Por dy lojtarë të huazuar nga Milani te Monza, Maldini dhe Kolombo, ishin ata që fundosën klubin “mëmë”. Maldini nisi kundërsulmin nga erdhi goli i avantazhit i Bondo në minutën e 90 dhe më pas, në minutën e 96, ishte Kolombo ai i cili vulosi fitoren 4-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *