Broja dhe Çelsi nuk ia dalin në shtëpi, kualifikimi ndaj Aston Vilës vendoset ndeshjen e kthimit

Spread the love

Çelsi ka barazuar në shtëpi përballë Aston Vilës në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ve të FA Cup. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge”, përfundoi në barazim 0-0.

Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por “Blutë e Londrës” nuk u treguan të saktë duke shpërdoruar shumë raste të mira. Përsa i përket Brojës, shqiptari nuk ishte titullar në këtë sfidë, dhe u aktivizua në minutën e 79, por kaq pak kohë nuk i mjaftoi për të ndryshuar diçka.

Tashmë gjithçka mbetet të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Villa Park”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *