Milani dominon, por nuk fiton në “San Siro”, Atalanta e Gjimshitit i bën bllokadë kuqezinjve të Piolit

Spread the love

Milani ka barazuar mbrëmjen e sotme në shtëpi përballë Atalantës ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Serisë A. Sfida që u zhvillua në stadium “San Siro”, përfundoi me rezultatin 1-1. 

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 3 me anë të Leaos, me portugezin që shënoi një supergol. Golit të Leaos iu kundërpërgjigj Kupmeiners në minutën e 42 me anë të një penalltie, ku nuk gaboi dhe riktheu baraspeshën. 

Pjesa e dytë “foli” e gjitha për Milanin, me kuqezinjtë e Piolit që “bombarduan” portën kundërshtare, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. 

Pas këtij barazimi, Milani shkon në kuotën e 53 pikëve dhe mbetet në vendin e tretë, ndërsa Atalanta me 46 pikë është e pesta në tabelën e klasfikimit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *