Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Begaj: Reflektojmë mbi miliona njerëz që u zhdukën, krenar për popullin shqiptar që nuk bëri kompromise!

Spread the love

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit ku miliona hebrenj u shfarrosën nga nazistët e drejtuar nga Adolf Hitler në Gjermani.

Begaj shkruan se në këtë ditë duhet të reflektojmë për miliona njerëz të persekutuar dhe të zhdukur, si dhe shprehu krenarinë për popullin shqiptar për strehimin e hebrenjve gjatë përndjekjes nga nazistët.

Reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit’ kështu shkruan Presidenti Bajram Begaj në një postim në rrjetet sociale në ditën e përkujtimit të Holokaustit.

“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.

Krenar per vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.

Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit.” -shkruan Begaj.

Gjashtë milionë hebrenj mendohet të kenë shfarosur nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një pakicë e vogël arriti të gjente shpëtim në Shqipëri. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *