Mbi 2 orë në SPAK, flet Ilir Meta: Propagandë, Rama do të zhvendosë vëmendjen nga skandalet

Spread the love

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalën nga SPAK pas dy orësh marrje një pyetje.

Ai foli për mediat dhe tha se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA.

Meta deklaroi se nuk ekziston asnjë akt apo shkresë që ai të ketë nënshkruar në interes të dikujt dhe se kjo po bëhet për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë Rama.

‘Nuk ekziston asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë dokument, asnjë urdhër, asnjë iniciativë për ligje apo akte nënligjore dhe gjithçka tjetër nga Ilir Meta nga posti i zv/ kryeministrit apo ministrit të Ekonomisë në interes të askujt, përfshirë DIA-n dhe CEZ-in.

Ministria e Ekonomisë e ka denoncuar vendimin e ERE-s që favorizonte CEZ-in për blerjen e çmimit të energjisë në dëm të KESH-it. Unë isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta detaje të ndryshme, që nuk kanë asnjë rëndësi dhe asnjë. Kjo është gjykuar dy herë, edhe në arbitrazh edhe brenda vendit.

Kjo diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen nga skandalet në thashetheme që kanë të bëjnë 14-15 vite më parë. Nuk kam asnjë interes për dëshmitë që ka SPAK-u. Dëshmitë e rreme dhe kallëzuesit e rremë janë bërë në modë, sepse kemi një qeveri që të shmangë vëmendjen e saj nga skandalet.’, tha Meta.

Ilir Meta para hyrjes në ambientet e SPAK i tha gazetarëve se ishte thirrur për çështjen ÇEZ-DIA, të cilën e quajti telenovelë.

Kujtojmë se më 22 Shkurt të këtij viti, Meta ka dhënë rreth 3 orë dëshmi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si person që ka dijeni për çështjen CEZ-DIA. Hetimet e SPAK lidhen me privatizimin e kompanisë dhe dyshimet për abuzime me mbledhjen e borxheve.

“Nuk kam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA. Kjo marrëveshje është bërë kur Ilir Meta nuk ka qenë ministër Ekonomie.  E rëndësishme është që gjatë 4 muajve si ministër i Ekonominë që unë kam qenë fundi i Shtatorit të deri në fillim të Janarit CEZ nuk ka fituar asgjë dhe kemi qenë në debate të vazhdueshme për mungesën e performancës së tyre dhe investimeve që mungonin dhe ata duhet t’i kishin bërë.  ERE në atë kohë mori një vendim që favorizonte CEZ në dëm të KESH Ministria e Ekonomisë e kundërshtoi ashpër“, deklaroi ai para 9 muajsh.

Kjo aferë që ka nisur në 2009-ën i ka shkaktuar shtetit 414 mln Euro, kohë kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *