“U zgjua nga gjumi të mbrojë SPAK-un”, Spiropali ironizon Bashën: PS udhëhoqi reformën në drejtësi

Spread the love

Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, nënvizon se Partia Socialiste është forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe e vetmja garante e thellimit të kësaj reformë historike. 

Me një status në rrjete sociale Spiropali ironizon Bashën i cili ka dalë sot në një konfernecë për mediat ku tha se qeveria kontrollon SPAK-un.

““Flej ta marrsha t’keqen”, do thoshin shkodranët për Lulëzimin që këto ditë zgjohet befas për të mbrojtur SPAK-un nga ata që e dëshiruan, konceptuan, krijuan dhe e mbështesin si askush, kurrë në historinë e këtij vendi, pa kushte e pa komente kurdo e kudo godet! Dhe ata nuk janë as në qiell, as në det apo matanë detit, po janë këtu dhe quhen Partia Socialiste e Shqipërisë, forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe e vetmja garante e thellimit të kësaj reforme historike, që askush, askurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar nuk guxoi ta mendonte seriozisht, jo më ta ndërmerrte”, ka shkruar Spiropali.

Ajo e përfundon reagimin e saj me të njëjtën ironi, duke këshilluar Bashën të vijojë të flejë pasi puna nuk pret zgjimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *