Përfitoi 3 milionë euro përmes mashtrimit, dërgohet në gjyq Alma Beqiri

Spread the love

3 milionë euro mashtrim! Është kjo akuza e ngritur ndaj një agjenteje postare në Korçë, e cila u arrestua në Qershor të 2022-it.

Prokuroria e Korçës e ka dërguar Alma Beqirin në gjyq, pasi pas hetimeve të kryera rezulton se ajo ka ”kryer transaksione të shumfishta fiktive duke blerë mallra tek persona të tjerë duke blerë mallra tek persona të tjerë dhe duke raportuar fiktivisht se këto mallra ishin paguar.

Në të njëjtën kohë, duke marrë pagesat e mallrave tek persona të tretë, e pandehura i ka raportuar si të paguara, por duke mos depozituar pagesat në llogarinë e shoqërisë Adex.”

Mësohet se kësaj shtetaseje i janë sekuestruar disa automjete luksoze, të cilat i kishte vënë në emër të të afërmve.

Denoncimin për rastin e ka bërë vetëm kompania e shërbimit postar privat. Sipas përfaqësueve të postës private, ata i kanë kërkuar disa herë punonjëses së tyre që të arkëtonte paratë që merrte nga klientët, por ajo nuk ka pranuar se përvetësonte para. 46-vjeçarja u shërbente kryesisht bizneseve të ndryshëm në juglindje të cilët merrnin porosi përmes kësaj poste.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria Korçë dërgon në gjyq shtetasen A.B. e cila nëpërmjet mashtrimit përvetësoi 3 milionë euro

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dërgon në gjyq shtetasen A.B. për kryerjen e veprës penale të ‘Mashtrimit’ me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Nga hetimet rezultoi se si agjente rajonale e shoqërise postare “Adex”, me pronar viktimën F.Z., e pandehura ka kryer transaksione të shumfishta fiktive duke blerë mallra tek persona të tjerë dhe duke raportuar fiktivisht se këto mallra ishin paguar.

Në të njëjtën kohë, duke marrë pagesat e mallrave tek persona të tretë, e pandehura i ka raportuar si të paguara por duke mos depozituar pagesat në llogarinë e shoqërisë Adex duke përfituar në këtë mënyrë nëpërmjet mashtrimit një vlerë rreth 3 milionë euro.

Me urdhër të Prokurorit, shtetasja A.B. është ndaluar dhe iu sekuestruan disa automjete luksoze të cilat janë produkt i veprës penale të mashtrimit, të cilat ajo i kishte vendosur në emër të të afërmve të saj.

Prokuroria Korçë ka po heton paralelisht për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për të identifikuar pasuri të tjera me origjinë të paligjshme dhe për të identifikuar dhe vënë nën përgjegjësi penale personat e përfshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *