Vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj kundërshton izolimin në regjimin ‘41 bis’

Spread the love

Sokol Mjacaj që ekzekutoi brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, ankimoi në Gjykatën e Posaçme futjen e tij në regjimin “41 biss”. GJKKO ka hedhur shortin ku gjyqtar i çështjes është caktuar Erion Bani.

Kujtojmë se Mjacaj vetëm pak minuta pasi mësoi lajmin se ministri i Drejtësisë kishte vendosur futjen e tij në “41 biss”, kreu vrasjen, dyshohet përkundrejt pagesës. Pas ngjarjes gjykata e Elbasanit i komunikoi tjetër masë arresti në burg Mjacajt, të dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe.

Gjithashtu Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për të dënuarin e dytë me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit pas Sokol Mjacajt. Ka dyshime që Indrit Shaqja që mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat me armë zjarri të ketë qenë përfshirë në planin e Mjacajt.

Përveç këtij të fundit, kërkesë për daljen nga “41 biss” ka bërë edhe Ilir Kupa, i dënuar për 25 vite burg për veprat penale të grabitjes me armë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesë së bandës së “Babagjyshëve” të cilët grabisnin argjendari. Gjyqtari i shortuar që do shqyrtojë kërkesën e Kupës është Erion Çela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *