U plagos brenda banesës, publikohet emri dhe fotoja e shqiptarit që i shpëtoi atentatit në Greqi

Spread the love

Është zbardhur identiteti i shqiptarit, i cili i shpëtoi një atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kato Ahaia.

Ai është Emil Backa, 43 vjeç nga Tirana, por banues në rrugën “Paleologu 8” në qyetin e Ahaia.

Viktima e atentatit ka precedentë penalë për çështje droge. Ai rezulton i liruar nga burgu i Koridhalos në mars 2023 dhe ka dyshime se e vazhdon ende veprimtarinë e tij kriminale.

Sipas policisë, ai është goditur 3 herë me pistoletë nga një automjet tip “Citroen” me xhama të zinj por vetëm një plumb e ka kapur në trup.

43-vjeçari u qëllua teksa ndodhej jashtë rrethimit të banesës së tij.

Si pasojë e të shtënave, 43-vjeçari mbeti i plagosur në bel, fillimisht ai u transferua në Qendrën Shëndetësore Kato Achaia dhe më pas në spitalin e Rios për të marrë një kujdes më të specializuar mjekësor.

Sipas policisë lokale, një person ende i panjohur, që ndodhej në një automjet të markës “Citroen”, me xhama të zinj, iu afrua vetëm pak metra larg banesës së tij dhe qëlloi të paktën 3 herë, me një pistoletë 9mm, ndaj shtetasit shqiptar Emil Fatmir Backa, i datëlindjes 1981 dhe banues në rrugën Paleologu 8 në Ahaja.

Prej plumbave Backa mori plagë të rënda, por mjekët thonë se për momentin ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në trupin e viktimës ka mbetur ende një plumb, ndërsa ai është dërguar në spitalin universitar të Patrës, ku mbahet në reanimacion në pritje të një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit.

Policia thotë se autori i dyshuar mundi të largohet me shpejtësi nga zona, ndërkohë që po zhvillohen hetime për gjetjen e tij.

Policia greke thotë se po hetohet pista e luftës mes bandave të drogës, pasi i plagosuri ka precedent penal për trafik droge. Ai është liruar nga burgu famëkeq i Korridhalosit, ku mbahej për trafik narkotikësh, në mars të 2023 dhe dyshohet se ende vazhdon trafikun e narkotikëve në zonë.

Dritë mbi atentatin pritet të japë vetë viktima, i cili do të merret në pyetje sapo të jetë në gjendje të aftë shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *