Gjermania ultimatum Netanyahut: Gaza dhe Bregu Perëndimor i përkasin palestinezëve

Spread the love

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një vizite në Egjipt, pjesë e misionit të saj në Lindjen e Mesme, tha se Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor “i përkasin popullit palestinez”.

Në këtë pikë, Gjermania dhe Egjipti “pajtohen”, tha Baerbock, pas takimit me ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry në Kajro.

Një apel për vendet myslimane për të mbështetur Hamasin me “armë” u bë edhe nga kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, gjatë një fjalimi në konferencën e Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë që po zhvillohet në Doha.

“Roli i kombit mysliman është i rëndësishëm dhe ka ardhur koha për të mbështetur rezistencën me armë, sepse kjo është beteja e Al-Aksës dhe jo vetëm beteja e popullit palestinez”, tha Haniyeh, duke iu referuar xhamisë që ndodhet në Jerusalem dhe është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *