SHBA dhe Britania e Madhe sulmojnë bazat Houthi në Jemen, kërcënojnë rebelët: Do të paguani rëndë agresionin

Spread the love

Ushtria amerikane dhe ajo britanike, me mbështetjen Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës, kanë sulmuar grupin e rebelëve Houthi.

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se sulmet janë në përgjigje të sulmeve nga Huthi të mbështetur nga Irani mbi anijet në Detin e Kuq që prej muajit nëntor. 

SHBA dhe Britania sulmuan 60 objektiva të terroristëve Houthi në 16 vende të Jemenit.

“Këto sulme janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedente nga (grupi) Houthi kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq, përfshirë përdorimin e raketave balistike kundër anijeve për herë të parë në histori”, tha presidenti Biden përmes një deklarate për shtyp.

Ndërsa Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se sulmet e groupit Houthi kanë rrezikuar personelin amerikan, marinarët civilë dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara, si edhe kanë rrezikuar tregtinë e kanë kërcënuar lirinë e lundrimit.

Nga ana tjetër Biden theksoi se “nuk do të hezitojë të urdhërojë masa të mëtejshme” për të mbrojtur njerëzit dhe tregtinë e lirë.

“Më shumë se 50 vende janë prekur nga 27 sulme ndaj anijeve tregtare ndërkombëtare. Ekuipazhet nga më shumë se 20 vende janë kërcënuar ose janë marrë peng në akte piraterie”, u shpreh presidenti Biden.

Në një deklaratë të bërë pas sulmeve thuhet se SHBA dhe aleatët synojnë “të rivendosin stabilitetin në Detin e Kuq”.

Nga ana tjetër, një zëdhënësi i Huthi tha se do të hakmerren dhe do të vazhdojnë t’i shënjestrojnë anijet e lidhura me Izraelin në Detin e Kuq”.

Edhe Irani ka dënuar sulmet e SHBA dhe Britanisë. 

“Ne pohojmë se nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë agresion kundër Jemenit, pasi nuk ka pasur asnjë kërcënim për transportin ndërkombëtar në Detin e Kuq dhe Detin Arabik, dhe sulmet kanë goditur dhe do të vazhdojnë të godasin anijet izraelite ose ato që drejtohen në portet e Palestinës së pushtuar”, shkruan Mohammed Abdulsalam në “X”.

Sulmet u kryen me raketa Tomahawk të lëshuara nga anijet dhe avionë luftarakë, thanë zyrtarë amerikanë për agjencinë Associated Press. Objektivat ushtarake përfshinin qendra logjistike, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe depo armësh, thanë zyrtarët.

​Sulmet ishin përgjigjja e parë ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara ndaj fushatës së vazhdueshme të sulmeve me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Sulmi i koordinuar ushtarak vjen një javë pasi Shtëpia e Bardhë dhe një numër vendesh partnere paralajmëruan rebelët Houthi se do të përballeshin me kundërpërgjigje ushtarake nëse nuk ndalonin sulmet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *