Aksion “blic” për vrasjen e Gëzim Sinomatit/ Arrestohen dy persona në Vlorë, u kapën me armë

Spread the love

Pas ngjarjes së fundit ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Gëzim Sinomati, Policia e Vlorës ka shtuar kontrollet në qytet me qëllim goditjen e paligjshmërisë.

Policia vendore, e mbështetur nga Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA” kanë arrestuar dy persona, ndërsa janë sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një makinë.

Të arrestuarit janë Armandi Beqiraj dhe Sino Llanaj, që posedonin armë zjarri pistoletë, njëri në banesë, tjetri në automjet.

“Në vijim të kontrolleve që kryhen në terren, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e DVP Vlorë, mbështetur nga Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 2 raste të armëmbajtjes pa leje. Për këto raste u vunë në pranga shtetasit:

A. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

S. Ll., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

2 armët e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe automjeti që drejtonte 48-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet vijojnë me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, që janë rrezik potencial për të kryer ngjarje kriminale. Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *