SPAK sekuestron HEC-in e Erzen Breçanit, llogaritë bankare dhe makinat e Ervin Matës; nën hetim pasuror dhe Elvana Gjata

Spread the love

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar HEC-in “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij. Ndërsa mësohet se Ervin Matës i janë sekuestruar, llogari bankare, automjete si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër të tij apo familjarëve.

Këtë të premte në Apelin e Posaçëm, do shqyrtohej ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros por u shty për një datë tjetër. Mes personave nen hetim pasuror është edhe këngëtarja Elvana Gjata.

Ish drejtuesi i lartë i policisë Erzen Breçani u ndalua pas zbardhjes së disa bisedave në aplikacionin SKY ECC ku në pranga përfunduan disa persona, mes tyre edhe shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni.

Kujtojmë se hetimi pasuror nisi nga SPAK ndaj grupit kriminal ku u arrestua ish-drejtuesi i policisë Erzen Breçani dhe u përfshi djalit i tij Eralbi Breçani, i cili ndodhet në kërkim së bashku me kunatin e tij Ervin Mata dhe personave të tjerë të përfshirë në trafik droge, grup kriminal e krijim kushtesh për vrasje.

Përveç emrave të 11 personave të përfshirë në hetim, 4 nga të cilët janë arrestuar dhe 7 që janë në kërkim, SPAK tha se po verifikon pasurinë e familjarëve të tyre dhe të këngëtares Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj bankare nga Ervin Mata.

Ky i fundit ka kryer biseda në Sky ECC për trafikim droge në disa episode ndërkohë që nuk rezulton të ketë në emër të tij ndonjë biznes. Erzen Breçani rezulton i lidhur me dy kompani. Subjekti HEC DRITA ENERGY, me administrator Eralbi Breçani, i përgjuar direkt në biseda për trafik kokaine dhe transaksione financiare, është themeluar në 23 shtator 2019 me objekt aktiviteti ndërtimi, shfrytëzimi dhe administrimi i Hidrocentralit “DRITA”, deri tek shitja e energjisë.

Të arrestuarit akuzohen për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi janë zbuluar biseda në “SKY ECC”.

Përfshirja e Elvana Gjatës në dosjen e SPAK:

SPAK zbuloi se janë trafikuar tonelata kokainë nga Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit, teksa në biseda dalin dhe emra të tjerë. Po ashtu, kanë dalë fakte se si i ati i Ervin Matës po ndërton një kullë te ish-ekspozita që dyshohet me para droge.

Për këtë arsye SPAK ka futur në skaner gjithë familajen e Ervin Matës. Mësohet se do të verifikohen i ati i tij Luan Mata dhe e ëma Merita Mata. Po ashtu në skaner është futur dhe tezja e tij, Emis Mata. Emër i njohur padyshim është ai i Elvana Gjatës, të cilët kanë qenë prej vitesh në një lidhje. Gjata u përmend dy herë në komunikime, ku duket se përdorej për transferimin e parave.

Në një moment ai është përgjuar teksa i jep porosi të birit, Eralb Breçani se para se të dorëzojë një pistoletë të fshijë gjurmët e tij të gishtërinjve.

Në përgjime përmend këngëtaren Elvana Gjata dhe ndihmën e ofruar nga i dashuri i saj, Ervin Mata.

Nga sa kuptohet, Mata përdorte këngëtaren për të lëvizur paratë e fituara nga trafiku i kokainës, duke qenë se vetë e kishte të pamundur t’i lëvizte shuma të tilla nga një shtet në tjetrin.

Pjesë nga dosja:

Me date 30.08.2020 në orën 22:57:05, K99EP i dergon mesazhe S7DEGI:

Erzen Breçani (K99EP): A ja dhe pistoleten atyne a… Se nese nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrine perjashta se ka gjurmet e mia e mos me ia lan as gjurmet tua..Se prite zot me kap, i dalin gjurmet e gishtave…Ok…

Per mue ska problem se i thash ne sy te gjithëve pse je në hall nuk ju lypi me ra ngusht nuk ju lypi pare njerëzve. Nuk kam nevoj i thash i kam tana lekt me ba, se nuk nisi pun po nuk i pata lekt…Dhe me tha une solla Elvanën per te dhan leket i thash jo jo nuk i du…I kam gjet i thash…Ok tha…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *