Tmerr në Napoli! Ish-polici “ngujohet” në shtëpi, vret gruan 48-vjeçare dhe më pas veten

Spread the love

Një ish -polic  u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen San Giovanni a Teduccio në Napoli.

55 -vjeçari ka qëlluar fillimisht në ajër nga ballkoni i tij. Më pas u mbyll në shtëpi dhe siç raportojnë karabinierët, fillimisht vrau gruan e tij 48-vjeçare dhe më pas u vetëvra.

Burri, sipas informacioneve të deritanishme, para pak kohësh kishte humbur punën, gjë që dyshohet se ka shkaktuar tension të madh në familje.

Tre fëmijët e tij ishin në shkollë në momentin e ngjarjes tragjike.

Karabinierët, me një operacion special, rrethuan zonën dhe pasi tentuan fillimisht të negocionin me 55-vjeçarin, hynë në banesë, ku konstatuan se çifti kishte vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *