Benjamini i Putinit kërcënon botën: Rreziku i një lufte bërthamore 100 herë më i lartë, do të rikthejmë “Perandorinë ruse”!

Spread the love

Medvedev paralajmëroi për kërcënimin në rritje të luftës bërthamore, për të cilën ai tha se tani ishte 100 herë më e mundshme se sa ishte gjatë krizës së raketave Kubane të vitit 1962…

Moska ka rikthyer retorikën e “Rusisë së Madhe” dhe rrezikun e një lufte bërthamore. Sa herë që Putin është në vështirësi, nxjerr në skenë benjaminin e tij, Dmitry Medvedev.

Ky i fundit ka deklaruar sot se koncepti i pavarësisë së Ukrainës “duhet të harrohet përgjithmonë”, teksa përjashtoi bisedimet e paqes me lidershipin aktual ukrainas, gjatë një leksioni që ai mbajti të hënën.

Medvedev, i cili tani është nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, mbajti një leksion mbi kufijtë “gjeografikë dhe strategjikë” të Rusisë.

Duke qëndruar përballë një harte, në të cilën Ukraina Lindore është e pushtuar nga Rusia dhe rajonet e saj perëndimore janë të ndara midis Polonisë dhe Rumanisë, Medvedev i tha audiencës se Ukraina ishte “padiskutim” pjesë e Rusisë.

“Kufijtë e Rusisë nuk mbarojnë askund”, tha Medvedev, duke cituar presidentin rus Vladimir Putin, teksa shtoi se çdo bisedë paqeje me Ukrainën mund të ndërmerret vetëm me një qeveri që e njeh atë që ai e përshkroi si “realitetin e ri” në terren.

Medvedev dukej se sugjeronte rivendosjen e “Perandorisë ruse”, e cila përbëhej nga ajo që ai e përshkroi si “Rusia e madhe, Rusia e vogël dhe Rusia e re”, duke përdorur emrat perandorak për Rusinë, Ukrainën dhe Krimenë.

Duke kritikuar politikën perëndimore për synimin për të “minuar pavarësinë dhe sovranitetin rus”, Medvedev paralajmëroi për kërcënimin në rritje të luftës bërthamore, për të cilën ai tha se tani ishte 100 herë më e mundshme se sa ishte gjatë krizës së raketave Kubane të vitit 1962.

Pavarësisht se u konsiderua nga shumë në Perëndim si një liberal relativ kur ai mori presidencën nga Putin në vitin 2008, Medvedev ka bërë kohët e fundit një emër për veten e tij si një nga mbështetësit më të zëshëm dhe më luftarak të luftës në Ukrainë, dhe për tiradat e rregullta në të cilat ai kërcënon Perëndimin me armë bërthamore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *