U arrestua pas shpërthimit në Lushnje, zbardhet dëshmia e sipërmarrësit: Nuk e di çfarë punimesh ishin

Spread the love

Për shpërthimin e kapanonit në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir, është shoqëruar Leonard Gjini, sipërmarrësi që do kryente punimet.

Kur është marrë në pyetje, ky i fundit ka thënë se në vendngjarje nuk ka pasur asnjë punonjës të tij pas ende nuk kishte nisur punë që prej lidhjes së kontratës dhe po priste momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve. 

Por sipas prokurorisë janë kryer punimet nga dy viktimat që nuk ishin kontraktuar.

“Është pyetur shtetasi Leonard Gjini shpjegon se ka një biznes aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur ne daten 27.11.2023 ka lidhur një kontratë sipërmarrje me shtetasin Bujar Çela ndërtim magazine e cila ishte e pajisur me leje ndërtimi Nr. 200 dt 19.09.2023 Objekti kishte një vlerë prej 17963280 lek e cila më datë 10.02.2024 është konfirmuar për fillimin e punimeve. Ai sqaron se për ngjarjen e ndodhur aty nuk lidhej me punonjësit dhe nuk ka idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objektin në fjalë, nuk ka dërguar asnjë punonjës apo të ketë bërë asnjë nënkontratë për të kryer punime në këtë objekt. Pas daljes të lejes për fillimin e punimeve ai ka pritur momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve”, thuhet në deklaratë.

32 vjeçari banues në fshatin Goriçaj, është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.     

Si pasojë e shpëthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 01 mars 2024, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha,  dhe u dëmtuan 7 të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *