Si mund ta mposhtë Ukraina Rusinë

Spread the love

Shtëpia e Bardhë dhe Perëndimi janë kritikuar gjerësisht për mosgatishmërinë e tyre për të hartuar një strategji të qëndrueshme për ta ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën e saj mbrojtëse kundër Rusisë.

Më 22 mars Financial Times, raportoi se zotëron dokumente konfidenciale sipas të cilave Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar qeverisë ukrainase që të ndalë sulmet e saj me dron mbi rafineritë ruse të naftës, pasi kjo mund të rrisë çmimin e karburantit në Shtetet e Bashkuara pikërisht në kulmin e fushatës zgjedhore presidenciale, duke dëmtuar shanset e Joe Biden për një mandat të dytë.

Por megjithëse ka rënë prodhimi rus i naftës dhe benzinës, duke se po rriten eksportet kompensuese të naftës së papërpunuar. Nëse Shtëpia e Bardhë ka bërë vërtetë thirrje për ndalimin e sulmeve me dronë nga Ukraina, kjo do të ishte e barabartë me një përpjekje cinike ose shumë të gabuar për të shkëmbyer gjakun e ukrainasve me naftën e destinuar për në Perëndim.

Dhe kjo në një kohë kur civilët ukrainas mbeten shumë të ekspozuar ndaj bombardimeve terroriste ruse. Vetë Kievi e mohoi pretendimin e Financial Times, duke theksuar se nuk do të pranonte në asnjë rast një kërkesë të tillë. E vërteta mbi këtë çështje mbetet e paqartë.

Por historia e Times (ndoshta e frymëzuar nga Kremlini për të nxitur mosmarrëveshje), tregon se Perëndimi nuk ka ende një strategji për ta mposhtur Rusinë. Fatmirësisht, nga këndvështrimi i Ukrainës, një strategji e tillë ka filluar që të dalë nga logjika e ngjarjeve

në të gjithë zonën e luftës. Kjo strategji nuk kërkon shumë imagjinatë nga Perëndimi, por vetëm më pak ngurrim (shumë i kushtueshëm për ukrainasit) që ka karakterizuar veprimet perëndimore gjatë dy viteve të fundit.

Strategjia mbështetet mbi disa kushte, por duket se është në përputhje me tendencat e fundit. Kushti i parë është ruajtja në tërësi e linjës aktuale të mbrojtjes së Ukrainës dhe së dyti disfata nuk është një përfundim i paracaktuar. Linja e Kharkivit në veri është gjeografikisht e favorshme.

Më në jug, ku rusët përparuan së fundmi në zonën e Donbasit, ushtria ukrainase mundi të tërhiqej 15-20 kilometra në një linjë mbrojtëse natyrale të përbërë nga lumenj dhe ligatina, në pritje të mbërritjes së më shumë predhave të artilerisë. E gjithë linja e kontaktit është e pajisur me shumë dronë në të dyja anët, dhe përvoja e vitit të kaluar ka treguar se dronët e zhdukin elementin e befasisë dhe i bëjnë linjat e mbrojtjes më efektive dhe më statike.

Situata është dukshëm më e favorshme për ukrainasit në jug. Ata e kanë dëmtuar seriozisht mbrojtjen kundërajrore ruse në Krime; dhe një kombinim i raketave ajër-tokë me rreze të shkurtër veprimi të dërguara nga Perëndimi dhe i raketave lundruese dhe dronëve të prodhimit ukrainas e ka detyruar shumicën e Flotës ruse të Detit të Zi të largohet nga baza e saj kryesore në Sevastopol në Novorossiisk, në bregun lindor të Detit të Zi.

Duhet të theksohet se Ukraina e ka modifikuar strategjinë e saj ushtarake. Theksi nuk është aq shumë në çlirimin e territorit të pushtuar, që ka një kosto shumë të lartë, dhe të cilën ushtria ukrainase dështoi të arrijë në ofensivën e verës së vitit 2023.

Tani vëmendja është në shkatërrimin e personelit, logjistikës dhe kapaciteteve industriale të armikut. Sulmet e Ukrainës në Krime dhe ndaj Flotës Ruse të Detit të Zi i shërbejnë shumë mirë këtij qëllimi, në përputhje me deklaratën e Volodymyr Zelensky se Krimea do të jetë këtë vit në fokus të operacioneve të forcave të armatosura të Ukrainës.

Me armët e duhura, Ukraina mund të shfrytëzojë dy dobësi kryesore të Rusisë. Njëra është mbështetja gjeografike e Rusisë në Detin e Zi për pjesën më të madhe të tregtisë së saj ndërkombëtare të mallrave; dhe tjetra është varësia e madhe e ekonomisë tek nafta.

Dronët ukrainas kanë goditur objektivat e naftës, në veri deri në Shën Petersburg dhe në jug deri në Tuapse, në bregun juglindor të Detit të Zi. Aktualisht Kremlini e ka ndalur eksportin e benzinës. Burimet ukrainase dhe perëndimore bien dakord se nga janari deri në mars, dronët ukrainas e kanë reduktuar me rreth 14 për qind kapacitetin total të rafinimit të karburanteve nga Rusia.

Në këto kushte kë të ngjarë që në të ardhmen të shohim dy tendenca. E para është që sulmet me dron nga Ukraina do të rriten në sofistikimin dhe frekuencën teknologjike. E dyta, Moska do të marrë kundërmasa, me shumë gjasa duke zhvendosur disa instalime të mbrojtjes ajrore larg zonës së luftimit për të mbuluar rafineritë brenda Rusisë.

Mund të hamendësohet se të dyja këto tendenca do të anulojnë afërsisht njëra-tjetrën; prandaj ushtria ukrainase mund të vazhdojë të reduktojë kapacitetin e rafinimit me normën aktuale, edhe duke pasur parasysh se territori i Rusisë është shumë i madh për t’u mbuluar plotësisht.

Nga një llogaritje matematikore, kapaciteti rus i rafinimit mund të reduktohet me 28 për qind deri në fund të qershorit dhe 42 për qind deri në fund të shtatorit. Ndërkohë nuk janë të mira raportimet ekonomike për Rusinë.

Rreth gjysma e rezervave valutore të Rusisë prej 600 miliardë dollarësh janë ngrirë në bankat perëndimore; ndërsa aktivet likuide brenda Fondit të Pasurisë Kombëtare të vendit janë reduktuar me 44 për qind nga janari 2022 deri në dhjetor 2023, pra nga rreth 100 miliardë dollarë në 56 miliardë dollarë.

Kremlini ka rritur shpenzimet ushtarake në nivele rekord, teksa ato kanë anuluar investimet nga përdorimet civile produktive. Në rast se ekonomia do të binte për shkak të mungesës së karburantit, Rusia nuk do të ishte në gjendje të ruante konkurrencën industriale me Ukrainën dhe partnerët e saj perëndimorë, gjë që tashmë ka filluar të diktojë luftën në fushën e betejës.

Disa ekspertë ukrainas besojnë se prodhimi ushtarak rus e ka arritur kulmin e tij, dhe ka pak hapësirë ​​për zgjerim të mëtejshëm për shkak të mungesës së makinerive dhe elemente të sanksionuar nga Perëndimi. Po ashtu, ekspertët thonë se humbjet e pajisjeve ruse në front e tejkalojnë kapacitetin e saj zëvendësues.

Kështu, mund të parashikohet një situatë një ose 2 vite nga ky moment, ku pjesa më e madhe e pajisjeve ushtarake ruse është e shkatërruar (siç po ndodh aktualisht), thesari i shtetit është bosh dhe nuk do të ketë para për rindërtimin e ekonomisë civile. Kjo e fundit, do të jetë de-industrializuar më tej për shkak të mungesës së vëmendjes dhe humbjes së tregjeve tradicionale.

Perspektiva jo e mirë për ekonominë, ndihmon ndoshta në shpjegimin e arsyet pse kohët e fundit Kremlini ishte i gatshëm të rrezikonte aviacionin e tij në rajonin Donbass, ku forcat ruse humbën 14 avionë në po aq ditë në shkurt. Kjo do të thotë se ndoshta Moska po ndjen se koha për mobilizimin e mëtejshëm të burimeve ushtarake nuk është në favor të Rusisë, siç ka besuar zakonisht.

Përgjigja kryesore e Rusisë ka të ngjarë të jetë vazhdimi i sulmeve me raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe bombardimet terroriste kundër civilëve.

Si mund ta mposhtë Ukraina Rusinë

Në fakt, nëse Perëndimi do të vazhdonte të furnizonte Ukrainën me armë në masën e duhur, koha nuk do të ishte më në favor të Rusisë. Partnerët perëndimorë të Ukrainës duhet ta furnizojnë Kievin me një sasi të madhe armësh të përshtatshme për t’u siguruar që të jenë të vlefshme kushtet strategjike të përmendura më lart.

Ushtrisë ukrainase duhet t’i jepet mundësia të mbajë linjat e saj të mbrojtjes, të parandalojë sulmet ruse me raketa dhe të vazhdojë të godasë objektivat në Krime, Detin e Zi dhe në vetë Rusinë, me synim çlirimin e Krimesë dhe më pas të Donbasin. Përsëris, disfatizmi i Perëndimit nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Një strategji e zbatueshme për një fitore të Ukrainës dhe Perëndimit është shumë pranë dhe ajo thjesht kërkon veprime të fuqishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *