Tentoi të korruptojë shefin e AKU-së, arrestohet biznesmeni në Tiranë

Spread the love

Një 43-vjeçar i identifikuar si Namik Koçi ka përfunduar në pranga ditën e sotme.

Sipas policisë, 43-vjeçari ka një subjekt tregtar “baxho” në Durrës dhe ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë.

Gjithnjë sipas policisë qëllimi i tij ishte të përfitonte lehtësime apo favorizime gjatë testimit të kampionëve të marrë nga biznesi i tij.

‘Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin N. K., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës” njofton policia.

Materialet i kanë kaluar Porokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *