“Çunave të Londrës” do t’u vihen nën hetim pasuritë, ambasada britanike zbulon detaje nga marrëveshja me SPAK

Spread the love

Ambasada britanike ka zbardhur disa detaje nga marrëveshja e kreut të SPAK, Altin Dumani i cili  nënshkroi sot një Memorandum Mirëkuptimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), Graeme Biggar të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas ambasadës, pjesë e memorandumit është hetimi i pasurive dhe lufta kundër krimit të organizuar.

‘Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, Graeme Biggar dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Altin Dumani nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi mes institucioneve që ata drejtojnë, i cili ripohon partneritetin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Kjo do të çojë drejt një partneriteti më të ngushtë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë në luftë kundër kërcënimeve të përbashkëta nga krimi i organizuar dhe korrupsioni në rang botëror.’, njofton ambasada britanike në Tiranë.

Më herë gjatë ditës së sotme, SPAK njoftoi se qëllimi i memorandumit është përpjekja e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë publik.

Ky bashkëpunim thellohet dhe bëhet më i qëndrueshëm përmes këtij memorandumi, i cili do të ndihmojë në përshpejtimin e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave më të mira në fushën e drejtësisë penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *