Dhunimi i 3 shqiptarëve në Mal të Zi, policia kallëzon penalisht 6 agresorët; sekuestrohen armë dhe fishekë

Spread the love

Policia malazeze ka ngritur kallëzim penal ndaj 6 personave, të cilët dhunuan dhe goditen fizikisht tre shqiptarë, ngjarje kjo e cila ndodhi pak dite më parë.

Kallëzimi është bërë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”, ndërsa persona janë identifikuar si: Branko Vuksanoviç, Sergei Devic, Kosto Dunderovi, F.V., V.T. dhe S.M.

Policia malazeze por edhe Prokuroria, njoftojnë se konflikti ka nisur pas një incidenti në trafik mes shqiptarëve dhe 6 personave nga HercegNovi. Shqiptarët udhëtonin me 6 janar me një automjet me targa gjermane ndërsa 6 personat nga HercegNovi kanë qenë në këmbë në lagjen e Zelenikas.

Pas identifikimit të të dyshuarve, policia malazeze me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar gjashtë banesat të cilat përdoren nga të dyshuarit.

Në banesën e njërit prej të dyshuarve, policia malazeze ka gjetur dhe sekuestruar:

— një pistoletë të markës “Zastava M57” cal 7.62 mm në posedim pa leje

—tre kreher pistolete

— 44 copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm

—si dhe një jelek kamuflazhi, që dyshohet se u përdor edhe ditën e ngjarjes ku u ushtrua dhunë ndaj 3 shqiptarëve.

Shqiptarët Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht tre të rinjtë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *