Policia i troket në derë, Berisha ‘i sfidon’ në Facebook

Spread the love

Oficerët e policisë e kanë nisur këtë të premte duke ushtruar një kontroll në banesën e Sali Berishës, për të bërë konstatimet përkatëse mbi mënyrën si po zbatohet masa e sigurisë.

Kontrolli vjen disa ditë pasi ish-kryeministri çdo mbrëmje del në ballkon dhe përmes një mikrofoni përshëndet demokratët që mblidhen poshtë pallatit ku është i mbyllur në arrest shtëpie.

Por në momentin që oficerët janë ngjitur në apartamentin e tij, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale. “Mirëmëngjes miq, ndryshimi filloi!” shkruan Berisha duke e shoqëruar postimin me një video nga tubimi i pasdites së djeshme.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cilësoi ditën e djeshme daljet e Berishës në ballkon si të papranueshme dhe kërkoi nga Policia e Shtetit që ta trajtojë ish-kryeministrin si çdo qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë se GJKKO caktoi mesditën e të shtunës, 30 dhjetor, masën e sigurisë “Arrest me burg”, me mbikqyrje policore, ku i lejohet komunikimi vetëm me familjarët e tij.

Sipas njoftimit të GJKKO Sali Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Avokatet e Berishës deklaruan se vendimi ishte marrë në shkelje ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *