Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO dënon me 28 vite burg Ilir Selmanin

Spread the love

Apeli i GJKKO ka dënuar me 28 vite Ilir Selmanin i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. 

Ilir Selmani kishte ankimuar vendimin e datës 3 maj të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që e kishte dënua me 28 vite burg, por Apeli e rrëzoi.

Gjithashtu është dënuar me 7 vite burg, Elvis Gacaj, i akuzuar po ashtu si i përfshirë në vrasjen e ish-policit.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme kishte kerkuar 32 vjet burgim në total për 2 të pandehurit. Një proces gjyqësor në mungesë vijon për dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, të konsideruar si porositës të ngjarjes dhe ndaj 4 personave të tjerë.

Hetimet për vrasjen treguan se motiv për ngjarjen e rëndë u bënë përplasjet e grupeve kriminale në Tiranë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Engert Pëllumbi (anetar), sot më datë 16.11.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 50 akti, datë 06.09.2023, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit I.S. dhe E.G., kundër vendimit nr. 28, datë 03.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Lenien ne fuqi te Vendimit nr. 28, date 03.05.2023 te Gykatës së Posaçme te Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar per sa i perket disponimeve që lidhen me te pandehurin Z. I.S.

Prishjen e Vendimit nr. 28, date 03.05.2023 te Gjykates se Posaçme te Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar per sa i perket disponimeve që lidhen me te pandehurin Z. E.G. dhe dergimin e akteve lidhur me kete pjese te çështjes penale per shqyrtim prane Gjykates se Shkalles Pare te Juridiksionit te Pergjithshëm Tiranë.

Shpenzimet giyqësore per gykimin ne apel i ngarkohen te pandehurit Z. I.S.
Kunder disponimit te pikes se pare te ketij vendimi mund te behet rekurs ne Gjykatën e Larte brenda 45 diteve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit te vendimit te arsyetuar.
Kunder disponimit te pikes se dyte te ketij vendimi mund te behet rekurs ne Gykaten e Larte brenda 20 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit te vendimit te arsyetuar.“-njofton GJKKO.

Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 me një atentat të stilit mafioz. Ai u qëllua teksa po dilte me makinë nga një lavazh në rrugën Xhanfize Keko. Në vendin e vrasjes, policia gjeti rreth 10 gëzhoja, ndërsa makina që u përdor nga atentatorët u gjet e diegur në fshatin Ferraj, rreth 6.5 kilometra nga vendngjarja.

Deri në vitin 2014 Malko kishte qenë polic, por më pas ishte larguar nga detyra.

Selmani, njihet ndryshe edhe si “boksieri”, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *