U gjet i dekompozuar në Xarrë, banorët e zonës zbërthejnë të shkuarën e viktimës Adnant Jaupi

Spread the love

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth viktimës Adnant Jaupi, i cili rezultoi të ishte personi trupi i të cilit u gjet i copëtuar dhe groposur në Xarrë të Bashkisë së Konispolit në Sarandë.

Bëhet me dije se 51-vjeçari Jaupaj u identifikua përmes analizave të AND-së, që vërtetuan se materiali kockor i gjetur i përkiste atij.

Banorët që e njihnin viktimën hezitojnë të flasin para kamerave. Ndërsa jashtë tyre pohojnë se 51-vjeçari ishte nga Elbasani kishte kohë, që nuk punonte më si bari. Muajt e fundit ai punonte ku të gjente me pagesa ditore.

Sipas banorëve ai nuk kishte familjar në Konispol, dhe ishte beqar. Adnant Jaupi flinte në bodrumin e xhamisë së Kllogerit, aty dhe ku trupi i tij u gjet i coptuar. Gjatë kërkimeve për materiale kockore nga grupi hetimor, u gjendën dhe sende vetiake si veshmbathje dhe batanije, çka vërteton se bodrumin e kishte kthyer në vend strehimi.

Po jashtë kamerave banorët e Xarrës thonë se viktima në të shumtën e kohës ishte në gjendje të dehur, dhe të hollat që fitonte duke punuar i shpenzonte për raki.

Trupi i 51 vjeçarit u gjet një ditë më parë në bodrumin e Xhamisë së Kllogjerit i ndarë në dy pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *