Dështon lobi serb/ Kosova dhe Shqipëria arrijnë konsenusin, hekurudha Durrës-Prishtinë do të kalojë nga Shkodra

Spread the love

Lobi serb nuk ja ka dalë dot të ndryshojë planet për ndërtimin e një linje hekurudhore Durrës-Prishtinë që të ketë pjesë të saj dhe Shkodrën.  

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu ka njoftuar se tashmë ka një trase përfundimtare të hekurudhës që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Lajm shumë i mirë që tashmë përfundimisht kemi një dakordim të dyanshëm për trasenë se kah do të kalojë hekurudha që lidh Kosovën me Shqipërinë”, ka njoftuar Aliu.

Ai ka thënë se tashmë punimet do të fillojnë në mënyrë intensive për realizimin e projektit.

Në përputhje edhe me zotimet tona pas procesit të nisur të fizibilitetit, do të fillojnë punimet intensive në drejtim të realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha infrastrukturore që do të lidh jo vetëm qytetarët, por edhe ekonominë e vendeve tona dhe më gjerë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *