Greqia paralajmëroi bllokim kufijsh, dyndje automjetesh në doganën e Kapshticës

Spread the love

Pas njoftimit për bllokimin e pikave kufitare duke nisur nga mëngjesi i së martës, një numër i lartë qytetarësh janë dyndur për të lëvizur drejt Greqisë.

Raportohet se në pikën kufitare të Kapshticës është vërejtur një fluks i shtuar automjetesh. Radhë të gjata makinash, në pritje për të hyrë në Greqi.

Ndërsa në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, e cila është edhe dogana më e madhe tokësore në jug të vendit, situata gjatë ditës së sotme paraqitet e qetë.

Ulja e traut nga dogana greke për 48 orë si pasojë e grevës së lajmëruar nuk ka ndikuar në shtimin e lëvizjeve nga ana e qytetarëve, me përjashtim të një rritje të lehte vetëm sa i takon kamionëve.

Për 48 orët e ardhshme edhe në këtë dogane do të operohet sipas njoftimit zyrtar të palës greke, ku do të lejohen të kalojnë kufirin vetëm këmbësorët pa bagazhe apo ato të emergjencave.

Gjatë 24 orëve të fundit në doganën e Kakavijës janë regjistruar në total 4141 shtetas, nga të cilët 1708 në hyrje dhe 2433 në dalje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *