15-vjetori i hyrjes në NATO, Ambasada Amerikane: I jashtëzakonshëm zhvillimi i Shqipërisë në një aleat të besueshëm

Spread the love

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar me rastin e 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në një postim në rrjetet sociale ambasada amerikane thotë se zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë i jashtëzakonshëm.


“15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n | Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO”, deklaroi ambasada.

Më herët në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe presidenti Begaj që e ka konsideruar anëtarësimin në NATO si një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Më 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *