Parada e Shqiptarëve në Tiranë

Spread the love

Për herë të parë në Tiranë u mbajt Parada e Shqiptarëve me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada mblodhi mbi 200 ansamble popullore dhe rreth 7000 mijë shqiptarë në tërësi.

Takimi i parë nisi tek sheshi “Nënë Tereza” për të ju bashkuar të gjithëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e deri tek sheshi “Skënderbej” në përfundim, që u finalizua me ngritjen ceremoniale të flamurit shqiptar

47 kryetarë komunash arbëreshe ishin gjithashtu të pranishëm në këtë paradë, të cilët erdhën për herë të parë për të festuar.

Në mbrëmjen e 28 Nëntorit, do të mbahet “Festivali i Gjirokastrës” në sheshin “Skënderbej”, ku do të jetë një shfaqje gjigante dhe një pjesëmarrje masive.

Atdhetari drithëron zemrat, reciton poezi për 111-vjetorin e Pavarësisë

“Skënderbeu” dhe “Ismail Qemali” udhëheqin Paradën e Shqiptarëve në Tiranë

Pjesë e Paradës së Shqiptarëve që mbahet për herë të parë në Tiranë janë edhe këto dy personazhe, njëri i veshur si Skënderbeu mbi kalin e bardhë dhe tjetri si Ismail Qemali, i konsideruar si babai i Pavarësisë.

Në këtë paradë që e ka kthyer Tiranën në kryeqendrën e festimeve, janë mbledhur shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare por edhe kudo nga jetojnë e punojnë shqiptarët

”Me valle e tupana”, Parada e Shqiptarëve në kryeqyte

Parakalojnë politikanë e kryetarët e bashkive dhe komunave shqiptare

Kryetarët e bashkive dhe komunave shqiptare jo vetëm në Shqipëri, por dhe në troja të tjera shqiptare, kanë kaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke u nisur nga sheshi Nënë Tereza për ta mbyllur në sheshin “Skënderbej”.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, homologë të tij, ish-Presidentja e Ksoovës Atifete jahjaga, deputetë e figura të tjera politike kanë parakaluar në këtë paradë të festimeve të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Rreth 7 mijë shqiptarë nga të gjitha trojet janë të pranishëm në këtë Paradë të Shqiptarëve që zhvillohet për herët të parë.


“Jemi një”, emocionet e Paradës së Shqiptarëve në kryeqytet

“Jemi një!’  Është mbajtur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Parada kuq e zi e cila mblodhi 150 delegacione nga të gjitha trojet shqiptare dhe 50 delegacione janë arbëreshe.

Pavarësisht reshjeve të shiut, grupet kulturore, artistike e sportive nga Shqipëria, qytetet shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor dhe shqiptarët e disaporës ecën bashkë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ta kthyer Tiranën në zemrën e shqiptarisë.

Kjo paradë organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe e para që hapi dyert për organizimin e saj ishte Tirana.

Parada Shqiptare është një aktivitet i përvitshëm i organizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare- Albanian Roots (New York)”, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e saj në këto 15 vitet e fundit, ku një nga sheshet kryesore të Nju Jorkut vishet kuq e zi.

Në trajtën e një spektakli ngjyrash të traditës dhe trashëgimisë sonë kulturore, ky event synon nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve kudo ku ndodhen, rrjetëzimin e qyteteve shqipfolëse në rajon dhe diasporës shqiptare, inkurajimin dhe promovimin e vlerave kulturore e historike, si dhe promovimin e potencialit turistik nëpërmjet trashëgimisë kulturore.


(Foto: Kryetarët e komunave arbëreshe në Itali)

Pas Paradës, ngrihet flamuri i Shqipërisë në sheshin “Skënderbej”

Pas Paradës së Shqiptarëve në Tiranë që u zhvillua për herë të parë me pjesëmarrjen e rreth 7 mijë shqiptarëve, në sheshin “Skënderbej” u zhvillua ceremonia simbolike e ngritjes së flamurit shqiptar.

Në prani të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ish-Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, kryetarëve të bashkive e komunave të tjera shqiptare, krerëve të komunave arbëreshe në Itali, deputetë e politikanë të tjerë, flamuri kuqezi u ngrit nën tingujt e Himnit Shqiptar të kënduar nga Vikena Kamenica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *